“Luftës” mes deputetit socialit Erjon Braçe dhe kreut të FSHF-së Armando Duka mesa duket i është shtuar një person i tretë. Bëhet fjalë për deputetin socialist Vladimir Kosta, i cili ka mbrojtur Dukën dhe ka sulmuar kolegun e tij politik, duke e quajtur si një pelivan- politikan që ka bërë para duke shpërdoruar fondet publike.
Reagimi i Kostës
Është për të ardhur keq që Braçe në replikën e tij ndaj Armand Dukës shpreh hapur mllefin e tij ndaj biznesmenëve shqiptar….
Ai kërkon ta akuzojë pa asnjë akuzë konkrete….
Armandin e njoh personalisht gjatë punës në tregti dhe është njeriu më korrekt në çdo marrëdhënie bashkëpunimi shoqërore apo tregtarë.
Ndër të tjera theksoj se Braçe, kryetar komisioni të ekonomisë, si një pelivan – politikan që e mban veten për burrëëëëë të “ndershëm “…..!!!!
Unë e akuzoj me fakte se është palë me shperdoruesit e fondeve publike (shih e-mail e dt.11 tetor) …..shpërdorues i taksave të taksapaguesve shqiptarë, për të cilët ai ndjen neveri./java/a.k