Data e zgjedhjeve/ Meta konsultohet me Koço Kokëdhimën në zyrë

Ndërsa parlamenti vazhdon seancën për rezolutën ndaj Presidentit Ilir Meta, kreu i shtetit vijon takimet me partitë politike në vend.

Kreu i shtetit do të zhvillojë një takim në orën 12.45 me Koço Kokëdhimën, kryetarin e partisë ZGJIDHJA.

Pas shfuqizimit të dekretit për 30 qershorin, Presidenti Ilir Meta ka nisur dje konsultimin me partitë opozitare për caktimin e një datë të re për zgjedhjet vendore.

Dje presidenti zhvilloi një takim me aleatët e Partisë Demokratike për caktimin e një tjetër date për zgjedhjet lokale.

Të pranishëm në takim ishin: Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka, Nard Ndoka dhe përfaqësuesi i PR, Arian Madhi.

Pas përfundimit të takimit, në një deklaratë për mediat, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se takimi ishte një hap i vogël pozitiv, por në drejtimin e duhur.

Më tej, Shehi shtoi se aletatët e Bashës nuk kishin propozuar asnjë datë për zgjedhjet pasi sipas tyre ajo duhet të vinte si derivat i një marrëveshjeje të madhe politike.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU