CR7 jep miratimin për blerjen e “Ronaldos së ri” që po “çmend” Europën

Kristiano Ronaldo i thotë “po”… Kristiano Ronaldos “së ri”. Kampioni i Juves, sipas mediave portugeze, ka dhënë miratimin e tij për blerjen e Zhoao Feliks.

CR7 ka ende dy sezone, pas këtij aktualit, të mbetura në Torino dhe po i jep një mendim klubit për zëvendësuesin e duhur.

Me aleat Zhorzh Mendeshin, i cili është njëkohësisht menaxheri i të dy lojtarëve, negociatat mund të lehtësohen.

STRATEGJI Eliminimi nga Liga e Kampionëve mbetet ende një plagë e hapur, pavarësisht fitores së titullit të tetë radhazi: transferimi i “Mr.Championsit”, pra Kristianos, nuk mjaftoi. Ndaj te Juvja po mendojnë strategjitë për një skuadër më konkurruese dhe përforcimi i ri mund të flasë gjithashtu gjuhën portugeze. Ronaldo ka shprehur simpatinë për bashkëkombësin 19-vjeçar, kështu drejtori sportiv Fabio Paratiçi ka nisur punën. Fakti që Mendesh kuron interesat edhe të “xhevahirit” të futbollit luzitan konsiderohet një plus i madh për bardhezinjtë.

KONKURRENCË Ndoshta nuk do i garantohej menjëherë një rol prej protagonisti, por megjithatë për Alegrin do ishte një rezervë “luksi”. E dëshmojnë shifrat sezonale: në 21 ndeshje të luajtura në kampionat (16 si titullar) ka regjistruar 11 gola dhe 6 asiste; këtu shtohen 3 realizime dhe 1 asist në Ligën e Europës, pavarësisht se arriti të zbresë vetëm një herë në fushë në Champions. Megjithëse se bisedimet për t’ua rrëmbyer “shqiponjave” nuk parashikohen aspak të lehta: Benfika kërkon klauzolën e plotë (120 milionë euro) dhe për talentin ka nisur një “ankand” europian, i drejtuar nga “Zonja”, Mançester Siti, PSG-ja dhe Reali i Madridit.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU