‘Çmendet’ presidenti i Maqedonisë, fal të gjithë politikanët me vepra penale

Presidenti maqedon, Gjorge Ivanov, në një konferencë të jashtëzakonshme ka informuar se i ka amnistuar politikanët më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Ivanov i ka amnistuar nga veprat penale ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov, ish-ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish-ministrin e Brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish ministry i Transportit, Mile Janakievski. Kjo falje publike nga ana e Presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, ka shkaktuar një tronditje të madhe në Maqedoni, për shkak se këtu falen vetëm maqedonasit dhe asnjë shqiptarë.

Ndërkohë, reagimi zyrtar i Shteteve të Bashkuara ka qenë i menjehërshëm. Përmes ambasadës në Shkup, SHBA-të kanë kërkuar informacione mbi këtë veprim të presidentit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU