Çmenden serbët: Kosova mori medaljen e artë para Serbisë

Triumfit historik të Majlinda Kelmendit i kanë kushtuar rëndësi edhe mediat serbe, në veçanti ‘b92.net’ e ‘telegraf.rs’

‘Telegraf.rs’ e nis artikullin për Majlindën me titullin ‘Kosova e mori medaljen e artë para Serbisë’.

Derisa ‘b92.net’ tregon rrugëtimin e Majlindës deri te triumfi historik.

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në kategorinë 52 kilogramë, një sukses historik për Kosovën, shkruan fillimisht ‘b92.net’.

Ajo ishte më e mirë në gjysmëfinale se japonezja Misato Nakamura dhe tashmë kishte fituar medaljen e argjendtë pas kalimit në finale, shkruan më tej ‘b92.net’, transmeton Gazeta Express.

Në finale ajo u tregua më e mirë se Odette Giuffrida duke u stolisur me medaljen e artë. Kosova mori pjesë për herë të parë në Lojëra Olimpike, u përfaqësues me tetë atletë në pesë sporte, shkruan më tej B92, citohet “Blic”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU