• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Check-up” falas, zgjerohet grupmosha që përfiton, tashmë 35-70 vjeç

by A R
22/10/2016 09:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritet numri i qytetarëve që mund të bëjnë një herë në vit kontrollin e plotë shëndetësor pa pagesë.

Me një vendim të ri të botuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka zgjeruar bazën e përfituesve nga 40-65 vjeç në 35-70 vjeç, të cilët mund të kryejnë të gjitha analizat mjekësore pranë qendrave shëndetësore.

“Të gjithë shtetasit e grupmoshës 35-70 vjeç, me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë pa pagesë nga programi kombëtar i kontrollit mjekësor bazë. Identifikimi i shtetasve të grupmoshës 35-70 vjeç me qëndrim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë realizohet nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të regjistrit elektronik, që administrohet nga mjekët e përgjithshëm të qendrave shëndetësore”, thuhet në vendimin e ndryshuar të qeverisë.

Përveç saj, në paketën e plotë të kontrollit shëndetësor janë shtuar edhe dy analiza të reja që kanë të bëjnë me funksionimin e veshkave: urea dhe kreatinina raporton Panorama. Kontrolli mjekësor bazë, apo siç njihet tashmë ‘checkup’- i, është një program kombëtar që ka nisur zbatimin prej më shumë se dy vitesh, duke u fokusuar fillimisht në shëndetin e popullatës në moshë të mesme, nga 40-65 vjeç.

Paketa e kontrollit përfshin një grup analizash që kanë të bëjnë me ushqyerjen, tensionin, nivelin e stresit a depresionit, atë të sheqerit në gjak, aktivitetin e zemrës, e shumë të tjera. Këto analiza kryhen pranë qendrave shëndetësore nën mbikëqyrjen e mjekut të familjes, i cili i njofton ata për kontrollin periodik vjetor.

Qëllimi i tyre është depistimi dhe kurimi në fazë të hershme. Tashmë, nga muaji i ardhshëm, këtë kontroll do të mund të bëjnë edhe të rinj mbi 35 vjeç, si dhe disa pensionistë deri në të shtatëdhjetat.

Nëpërmjet depistimit të kësaj grupmoshe do të hartohen të dhënat e reja për nivelin e sëmundshmërisë te 35-70-vjeçarët. Pas zgjerimit të bazës së përfituesve, synimi i Ministrisë së Shëndetësisë, i shprehur që në krye të herës, ështëmbulimi universal./a.m.

Next Post
Dënohet me burg të përjetshëm turku që vrau dy shqiptarë

Dënohet me burg të përjetshëm turku që vrau dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com