Çfarë ndodh nëse Rama nuk do të hyjë në zgjedhje më 2021?

Nga Mero Baze

Arsyetimi kryesor që Ilir Meta dha për anulimin e zgjedhjeve ishte që opozita nuk do të hyjë në zgjedhje pasi ka disa kushte.  

Jemi të qartë që kushtet e opozitës janë Kushtetutë për Ilir Metën.   E dimë që ai është Presidenti dhe kryeopozitari njëkohësisht. 

Por nëse ja pranojmë këtë marrëzi Ilir Metës çfarë ndodh nëse Edi Rama më 2021 nuk do të hyjë në zgjedhje.  

Mund të ketë kushte për Lulzim Bashën të distancohet nga Berisha ose kusht që Grida duke të ndahet nga Salianji.  

Domethënë marrëzira të ngjashme si këto të opozitës sot. 

Atëherë Ilir Meta duhet të anuloj 2021 dhe duhet të pres t’i mbushet mendja Edi Ramës që të shpallë datë të re zgjedhjesh. Kështu Edi Rama mund të shpallet monark se nuk ikën kurrë. 

Dhe biem rehat nga zgjedhjet. Fal Ilir Metës. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU