Ceremonia LIVE/ Rama: Klodiani u vetëflijua për miqtë e panjohur!

Për herë të dytë në një hark të shkrutër kohe, flamuri ynë mbështjell një tjetër dëshmor të Atdheut.

Kështu e nisi fjalën e tij kryeministri Edi Rama në ceremoninë për nder të major Klodian Tanushit.

“Është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por në veçanti të asaj që do të mbetet në zemrën e fëmijëve, gruas dhe prindërve” – tha shefi i ekzekutivit.

Rama tha se shpreson që prania e autoriteteve në krah të familjes Tanushi t’u japë atyre sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.

 “Klodiani la jetën e tij për të mos lejuar që jetë të tjera të humbisnin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur” – tha kreu i qeverisë.

***

Ka nisur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Të pranishëm në ceremoni janë kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, grenerali i FA Bardhyl Kollçaku.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU