Cakaj takon homologun italian: Mbështesim hapjen e menjëherëshme të negociatave

Ministri  i Jashtem ne detyre, Gent Cakaj u takua dje ne Trieste me ministrin e jashtem te Italise Moavero Milanesi. Gjate takimit ministrat konfirmuan partneritetin e pazevendesueshem strategjik dhe politik mes dy vendeve.

Sipas ministrit Cakaj, Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë. Italia mbështet hapjen e menjehereshme te negociatave për anëtarësim në BE, sipas rekomandimit të Komisionit Evropian.

Gjate bisedes te dy ministrat  rane dakord qe dy vendet të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;

Te dy ministrat rane dakord qe Shqipëria dhe Italia  të vazhdojnë bashkëpunimin në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSBE në 2020.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU