• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bylis shkatërron Flamurtarin, Teuta mposht Kukësin dhe ngjitet në krye, ja tabela e klasifikimit

by Java News
28/09/2019 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teuta dhe Bylisi janë skuadrat që dalin në krye të kategorisë Superiore në pritje të asaj që do të bëjë Tirana në derbin e kryeqytetit me Partizanin që do të luhet të dielën.

Në Niko Dovana të Durrësit skuadra e Bledi Shkëmbit iu imponua asaj nënkampione të vendit teksa e mposhti me rezultatin 1-0 Kukësin në një ndeshje, ku të dyja skuadrat e mbyllën sfidën me 10 futbollistë pasi Maliqi për Kukësin dhe Teodorovski për Teutën u ndëshkuan me karton të kuq.

Ai që i dha 3 pikët Teutës ishte Sherif Kallaku me një 11 metërsh të akorduar nga arbitri, 6 minuta nga fundi i ndeshjes në favor të skuadrës durrsake.

Bylis nuk rresht së befasuari. Skuadra ballshiote shkatërroi Flamurtatin në stadiumin “Adush Muca” me rezultatin 5-0, duke i lënë vlonjatët e problemeve të shumta në fundin e klasifikimit.

Qardaku hapi festivalin e golave për ballshiotët, teksa shënoi golin e parë, gol që u pasua nga ata të Goxhajt, Guindos dhe Ntepes me këtë të fundit që shënoi 2 herë për të fiksuar rezultatin 5-0.

Fitore me goleadë shënoi edhe Vllaznia ndaj Skënderbeut të Ilir Dajës që e mundi 4-0, një rezultat që e shënoi në praninë e tifozëve të saj të rikthyer. Kapiteni Gilman Lika shënoi 2 herë me 11 metërsh duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Gilman Likës.

Më pas gjërat u bënë më të lehta për shkodranët që në minutat e fundit të ndeshjes gjetën edhe 2 gola të tjerë me Zogajn dhe Hygor.

Nuk pati fitues në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Laccit që u mbyll në barazimin 1-1 me kurbinasit që morën me shumë mundime 1 pikë në këtë ndeshje. Gjirokastritët morën avantazhin me Rapon në minutën e 9 dhe u duk se po merrnin 3 pikët, kur në minutat shtesë u akordua një 11 metërsh për Lacin që u ekzekutua saktë Nuabeze.

Next Post
Peza: Si të jetë e besueshme opozita kur Meta do jepte dorëheqjen nëse “Venecia” e gjente me shkelje “Luanin e florinjtë”

Peza: Si të jetë e besueshme opozita kur Meta do jepte dorëheqjen nëse "Venecia" e gjente me shkelje "Luanin e florinjtë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

Tri ngushticat kyçe të Gadishullit Arabik. Lufta dhe rëndësia strategjike e rrugëve të naftës

March 23, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In