Britanikët kanë mësuar këtë të martë Kryeministrin e tyre të ri.
Partia Konservatore ka publikaur rreth mesditës fituesin e garës për zëvendësuesin e Theresa May-t.
Sipas pritshmërive, është Boris Johnson ai që edhe e ka mundur rivalin e tij Jeremy Hunt.
Ish-Ministri i Jashtëm britanik ka marrë më shumë vota se Ministri aktual i Jashtëm, në balotazhin për kreun e partisë. Fituesi i garës pritet të shpallet zyrtarisht të mërkurën.