Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka shpërthyer sot në akuza ndaj PS-së e veçanërisht ndaj degës së Durrësit duke e akuzuar se po lufton me LSI-në dhe jo me PD-në. Koka ka shkuar edhe më larg me akuzat duke mos kursyer indirekt edhe ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri kur tha se policia në Durrës jo vetëm ka ikur në drejtim të “paduhur” por edhe se po bashkëpunon sipas tij me trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. Gjithashtu, Koka nuk ka kursyer shigjetat ndaj Tahirit edhe kur u ndal konkretisht në luftën ndaj drogës. Sipas ministrit të LSI-së ta quash të suksesshme luftën ndaj drogës është fyerje për qytetarët. Gjithashtu, Koka, ka thëne se ne krye te Bashkisë se Durrësit, duhet te ishte Grida Duma dhe jo Vangjush Dako. Në këto kushte Koka tha se zgjedhjet e pritshme parlamentare të qershorit vihen seriozisht në rrezik nga PS-ja.
“Zgjedhjet në rrezik”
“Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat nga simpatizantë, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti volvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde. Është një gjë për të thënë, LSI në Durrës ndoshta mund të funksiononte me kreun e PD Oerd Bylykbashi, ose me Bashën, por nuk funksionon as me Lefter Kokën dhe as Ilir Metën”, – deklaroi Koka.
“Policia e lidhur me krimin, kanabisi fenomen kombëtar”
Ai shtoi gjithashtu se “po rrezikohet destabiliteti në Durrës dhe zgjedhjet në veçanti. PS po përdor policinë. I bëj thirrje punonjësve të Policisë të mos ikin në drejtim të paduhur. Ata bashkëpunojnë me trafikantët e krimit. Fenomeni i kanabisit është fenomen kombëtar. Realiteti është i prekshëm. E gjitha pjesa e zonës së Durrësit kanë qenë të mbjella me kanabis, të mbjellësh kanabis kërkon punonjës për vaditje, për prashitje, në cdo rast disa pemë ka pasur ndërhyrje nga policia, me të njëjtin shou. Janë disa njerëz që kanë lidhjet e tyre, kjo vjen ku ka nepotizëm me njerëzit që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Kërkohet të ketë një komision vlerësimi raste në Durrës ku kriminelëve u hapet rruga me urdhër nga policia që të largohen në drejtim të paditur. Policia merr urdhëra nga krimi në Durrës, që t’i hapet rrugë. Edhe unë si anëtar kabineti i Ramës nuk mund të komunikoj me policinë. Sot është koha për të thënë: Mjaft më, nuk kemi pse bëhemi me pjesë e një vendimmarrje të gabuar”, – tha Koka.
“Shpesh jam ndjerë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar. Jemi të prirur për të patur tolerancën, për shkak të këtij koalicioni kemi qenë edhe shumë tolerantë. Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tjeskajshme”, ka vijuar ai. Koka ka akuzuar edhe Bashkine e Durrësit për arrogance ndaj qytetareve dhe vete LSI-se.
“Grida Duma në krye të Bashkisë së Durrësit”
“Edhe unë i kam thënë Metës që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk mund të bëjmë. Në Durrës ka një bashki dhe arrogancë të tejskajshme. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare e bashkisë Durrës, jo Vangjush Dako. Dehja nga pushteti dhe paraja i ka bërë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së Durrësit po dhunon policinë e Durrësit. LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë”,- tha Koka.
“Kërcënimi i Metës për votat e Dakos”
Gjatë intervistës së dhënë në Ora News, ministri i LSI-së në qeverinë e Ramës, është shprehur gjithashtu se “Ilir Meta më kërcënoi se do të më shkarkonte nëse në Durrës votat e LSI-së nuk do të shkonin për Vangjush Dakon. Ndërkohë që në Lezhë, votat e PS-së i shkuar PD-së,”. Koka është shprehur se LSI është e prirur për tolerancë, për gjithçka e ka një fund.
“Jemi të prirur për tolerancë, por kemi qenë jashtë limiteve njerëzore. E kam kritikuar Metën për tolerancën e tij ndaj Ramës. Boll më, me këtë arrogancë”, ka thënë Lefter Koka.
/a.m.