Bllokohet aksi Gjirokastër-Tepelenë, shkak rrëshqitja e dherave

Si shkak i kushteve atmosferike është bllokuar aksi Gjirokastër-Tepelenë në Shkallën e Zezë.

Lëvizja e automjeteve në këtë aks, është paralizuar në orën 14:30 dhe pas 20 minutash, lëvizja e tyre ka vijuar vetëm në një korsi.

Shkak është bërë rrëshqitja e masiveve inerte nga lartësitë. Inertet kanë bllokuar fillimisht gjithë rrugën, për më pas ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve dhe e konkretisht e drejtorit Dhimitër Nasi, ka bërë që rreziku të evitohej menjëherë.

Fadroma dhe punonjës të kësaj ndërmarrjeje, momentalisht ndodhen në terren për të larguar inertet në këtë pjesë të rrugës në afërsi të Parkut Natyror të Ujit të Ftohtë në Tepelenë, shkruan shqiptarja.com.

Përherë kjo pikë, në mot me reshje të shumta, shndërrohet problematike për shkak të terrenit të paqëndrueshëm në lartësi dhe si zonë ujëmbajtëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU