Banorët e mbledhur para Bashkisë së Durrësit janë shumë të tronditur nga situata post-tërmet.
Ata shprehen të shqetësuar dhe thonë që përveç dëmtimeve në infrastrukturë kanë edhe shqetësime psikologjike.
Njëri nga banorëve thotë se kishte vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë.
Madje thotë se pronari i pallatit duhet t’ia kthejë paratë, pasi për atë shtëpi ka paguar sikur të blinte shtëpi në Paris.
“Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar. Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse t’i marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, thotë një banor për Ora News. /e.s/