Bie në pranga një person në Vlorë, i cili dyshohet se ka mbushur automjetin e tij me karburant duke paguar me euro false.
Mësohet se në pranga ka rënë një 41-vjeçar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan-Vlorë, ku drejtuesi i mjetit tip “Audi”, i ka paguar punonjësit të karburantit shumën prej 100 eurosh.
Pas hetimeve të kryera nga ana e Seksionit të Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare pranë Policisë së Vlorës, ka rezultuar se kjo kartëmonedhë dyshohet të jetë e falsifikuar.
Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të 41 vjeçarit E.P., banues në Vlorë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
/a.r