Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë iu shtuan më shumë se 90 tituj të rinj librash.
Këto tituj librash ju dhuruan bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë nga Ministria e Kulturës si vendosje e urave të bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve kaq të rëndësishme, që kanë synim të përbashkët edukimin e brezit të ri.
“Më shumë se për 90 titujt e librave, dhuruar Bibliotekës së Fakultetit të Histori-Filologjisë, e lumtur për vendosjen e urave të bashkëpunimit.
Sot, me studentë e pedagogë, me dëshirën për të dëgjuar dhe për të vijuar me projekte konkrete së bashku.
Ku ka vullnet, ka edhe zgjidhje”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.