“Cështja me të cilën doja të hapja fjalën është akti i shëmtuar, i paprecedentë në 24 vite, kasaphana e fjalës së lirë. Për herë të parë në 24 vite një emision investigativ për një çështje të rëndësishme, për një çështje që faktohet katërcipërisht, vrasje shtetërore.
Ardit Gjoklaj është vrasje shtetërore.
Njësoj sikur të ishte jo një 17 vjeçar që përballej me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan ta varrosin në plehra atëherë bënë gjithçka. Tre netë më parë ta vrasin për së dyti, të bllokojnë emisionin e tij. Dhe kjo është vepër kriminale e Ramës.
Këtë akt nuk mund ta bëjë kush tjetër në Shqipëri përveç atij që ka fuqinë e ekzekutivit. Ky është i shëmtuar është një damkë e zezë, një dëshmi e qartë se si paratë e krimit po sundojnë çdo ditë liritë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve”, deklaroi Berisha.
Sipas Berishës, vrasja e Ardit Gjoklajt duhet të cilësohet si vrasje shtetërore, njësoj si vrasja e 26 personave në Gërdec.
“Edhe Gërdecin duhet ta shpallni vrasje shtetërore por nuk keni ndërgjegje. Ne bëmë gjithçka për ti kompensuar, por të vrarët nuk i kompenson dot. Kompania mbikëqyrej nga një kompani shtetërore. Që këtu është përfshirja e tyre në vrasje shtetërore, pa dashje. Shteti u jep familjeve dëmshpërblimin. i paqëllimshëm ishte. Ky është shteti i qytetëruar.
Qytetarët pësojnë çdo ditë edhe funde tragjike. Por ato që janë të lidhura me shtetin, shteti mban qëndrim”, deklaroi Berisha.
Gërdeci është plaga e vjetër e Berishës dhe përpiqet të bëjë çmos, që t’i gjejë kësaj qeverie një vrasje shtetërore, për t’u barazuar.
Por, edhe nëse Gjoklaj është një vrasje shtetërore, nuk mund të barazohet me Gërdecin, ku u vranë 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Për më tepër që përfituesi i saj i drejtëpërdrejtë ishte pikërisht djali i tij./tema/a.k