Ish-kryeministri Berisha është tanimë i njohur për stisjet e tij të ngjarjeve të rreme. Si gjithmonë fantazinë e tij e kamuflon duke e quajtur herë “qytetari dixhital” e herë “polici, maturanti, oficeri, peshkatari, lundërtari etj”.
Kështu ka bërë edhe mbrëmë duke sulmuar një maturant, i cili sipas doktorit ngaqë ka foto me Veliajn, ka fituar Universitetin.
Por pas kësaj ka reaguar edhe maturanti ekselent Dejvis Muka, i cili ka publikuar në Facebook 6 fletë lavdërimi të marra në shkollë si dhe dëshminë e kampionit të olimpiadës, i rënditur i pari në rank kombëtar. “Që Saliu nuk është mirë kjo nuk është gjë e re. Po të sulmonte dhe një 18 vjeçarë se pse fiton universitetin, nuk ma priste mendja.“, shkruan Muka në Facebook duke bashkëngjitur fletët e lavdërimit dhe çertifikatat e kampionit.
Kuptohet që Dejvisi ka patur mesatare absolute dhe ka dalë fitues, dhe është absurde që një ish-kryeministër të shkojë deri aty sa të merret me një maturant ekselent. Përtej luftës politike, ku PD ka hyrë duke çuar eksponentë në protestë, Berisha nuk ja ka përtuar as në Facebookun zyrtar.
Lexo.al/d.i.