Beqaj, në Kuvend: Konsumatorët kanë nevojë për më tepër siguri!

Sezoni turistik dhe sektorë të tjerë që mund të cënohen këtë vit ishin pjesë e fjalës së deputeti Ilir Beqaj sot në Kuvend.

Nga foltorja, Beqaj tha se konsumatorët kanë nevojë për më shumë siguri sa i përket sigurisë ushqimore, energjisë elektrike dhe mbarëvajtjes në turizëm.

“Një herë në katër vjet shqiptarët kanë të drejte të zgjedhin se kush do t’i qeverisë në nivel lokal. Ne si mazhorancë duhet të fokusohemi se çfarë duhet të bëjmë më mirë. Kemi një situatë enegjitike problematike këtë pranverë dhe duhet ta garantojmë konsumatorin furnizimi do të jetë i rregullt gjatë muajve të thatë. Për fat të mirë ky sezon turistik na vjen me mbarimin e punëve publike. Për fat të mirë sot shkohet më shpejt në qarqet kryesore” – tha Beqaj.

Deputeti socialist u ndal edhe në sigurinë ushqimore. Ai u shpreh se pavarësisht kontrolleve, konsumatori ka nevojë për siguri në vijim.

“Ne duhet të mbjellim siguri që në gjenezë” – tha Beqaj duke bërë apel për një fokusim më të gjerë në politikat rajonale.

/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU