Bengasi pranon bashkëpunimin me drejtësinë, tregon gjithçka për grabitjen në Rinas

I marrë në polici që prej mbrëmjes së të shtunës për megagrabitjen e Rinasit, Alkond Bengasi ka vendosur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.

Gjykata e Kriemve të Rënda ka dhënë sot masën arrest me burg për të riun që njihet ndryshe edhe si kushëriri i “mjeshtrit” të grabitjeve Klement Çala.

News24 raporton se ai ka pranuar të bashkëpunojë dhe të rrëfejë të gjithë skemën e e grabitjes në Rinas, se kush janë autorët dhe si ishin organizuar.

Bengo po ashtu ka rrëfyer me detaje se si funksiononte ky grup me personazhe nga Elbasani dhe Fushë Kruja. Madje pas dëshmisë së tij, policia ka nisur kërkimet për arrestimin edhe të tre personazheve të tjera të grabitjes Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Bengasi ka pranuar ndër të tjera se është ai personi që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” që u përdor për grabitjen.

Bazuar në emrat që ai ka rrëfyer pritet po ashtu arrestimi i një personi të pestë që ka lidhje me ngjarjen.

Gjyqi për vjedhjen në Rinas dhe 4 të arrestuarit

I akuzuar se është i përfshirë në grabitjen spektakolare të Rinasit, këtë të martë gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg Alkond Brengasin.

34 vjeçari është një prej 4 të ndaluarve nga ana e policisë në qytetin e Elbasanit, atje dhe ku u gjet ofiçina e cila dyshohet se kreu një modifikim në makinën e “hetimit tatimor”që u përdor nga ana e grabitësve të Rinasit.

Seancat gjyqësore po zhvillohen me dyer të mbyllura teksa pritet që përpara togës së zezë të dalin dhe 3 të arrestuarit e tjerë për masat respektive.

Kujtojmë se policia ndaloi pak ditë më parë në Elbasan Oltion Veseli, 38 vjeç, banues në Krujë; Alkond Bengasi 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkohshëm në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”; Renaldo Sula, 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan dhe Saimir Çela (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale) 28 vjeç, lindur në Kajan, Elbasan.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU