Bashkimi Evropian po konsideron vendosjen e sanksioneve për vendet që nuk duan të marrin pjesë në planin e ri të propozuar, për zhvendosjen e 120 000 refugjatëve. Kjo ide që po qarkullon, duket se ka në fokus rritjen e presionit për vendet të cilët ngurojnë të bëhen pjesë e planit për ndarjen e përgjegjësisë për refugjatët, mes shteteve evropiane. Një diplomat nga Sllovakia, një nga vendet që kundërshton skemën e detyrueshme të zhvendosjes, tha: “Ne nuk duam asnjë pagesë, as kuotat e detyrueshme… Ne kemi nevojë për të parandaluar njerëzit që vijnë. Sllovakia nuk do të kundërshtojë vendimet e marra nga shumica e vendeve të BE.
Sanksionet do të vijnë në formën e detyrimit për të paguar në këmbim shumën prej 0.002% të PBB-së (GDP). Zgjedhja për të mos pranuar emigrantë, në çdo rast do të jetë e vlefshme vetëm për një vit dhe arsyet, që do të jepen për një vendim të tillë, do të shqyrtohen me kujdes në Bruksel.