Kryeministri Edi Rama ishte sot në Korçë ku zhvilloi një takim me gratë. Edhe në këtë aktivitet, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat.
Teksa fliste për marrëveshjen me kreun e opozitës Basha, kryeministri përdori një batutë që shkaktoi të qeshura, në lidhje me negociatat e vështira.
“Se do vinte dita të bëja rolin e Romeos me Lulin, këtë nuk e mendoja kurrë…”, tha Rama duke shkaktuar të qeshura mes të pranishmeve./a.m.