Basha uron Pashkët nga çadra: Jemi të vendosur deri në fitore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në ditën e 58 të protestës ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Pashkës.

Ndrysh nga ditët e tjera, në respekt të festës, Basha u shfaq me tone të qeta, si dhe iu përgjigj Ramës se përmes paqes dhe bashkimit, Shqipëria së shpejti do të përjetojë ditë të mira.

“Sot është një ditë feste për besimtarët e krishterë sepse është dita e Pashkëve, ndaj dua t’i uroj nga zemra çdo besimtari të krishterë gëzuar Pashkët. Kjo ditë përfaqëson ringjalljen e shpresës. Ndaj për këdo që sot bashkohet në këtë festë dua të them se këtu në këtë çadër tash 60 ditë është ditë Pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë Pashkësh sepse ditë për ditë këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë, për një Shqipëri të qytetarëve shqiptarë. Jemi të vendosur të qëndrojmë deri në fitoren finale të qytetarëve shqiptarë. Atij që dhe ditën e Pashkës i fryn tam-tameve të luftës i them se paqja do të zbresë në zemrën e çdo shqiptari, se përmes paqes bashkimit e vendosmërisë e mira do pushtojë gjithë vendin tonë. Avancimi i të mirës që ka nisur si vullnet i qytetarëve, është i pandalshëm.” – tha Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU