Në një kohë kur kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje disa herë liderit të opozitës Lulzim Basha që të ulen në një tryezë për të bashkëpunuar në kuadër të zgjidhjes së krizës, vjen një reagim nga ky i fundit. Në një komunikim me gazetarët Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë me Ramës, ndërsa shtoi se ky mit ka rënë.
“Miti i uljes së kryetarit te opozites me kryeministrit se në ‘tryezë se zgjidhet gjithçka’, ka rënë. U provua. Une iu permbajtja marreveshjes se 17 majit, Edi Rama vodhi si kurre me pare. Nuk ka për të ndodhur diçka e tillë. Ne kemi propozuar një ide të qartë. Ai ka vjedhur kohën e mundshme. Tani nuk ka më asnjë alibi. S’do të pranohet asnjë alibi”, tha Basha.
Mes të tjerash ai tha se propozimet për reformën zgjedhore janë bërë gati nga PD-ja, ndërsa shtoi se kryeministri ka shkelur një nga kushtet e Bundestagut.
Nisur nga situata në të cilën ndodhet vendi, Basha tha se opozita parashikon rifillimin e protestave. Sakaq, ai është shprehur i gatshëm që nesër të zhvillojë zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se PD do të luftojë me çdo formë për t’ia arritur diçka të tillë. Ai shtoi se do të ketë edhe protesta siç ka patur më parë. /e.s/