Lulzim Basha thotë se nuk do të bëjë asnjë hap pas.
Teksa fton sërish shqiptarët për në protestë, ai i iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën.
Kreu i demokratëve siguron se opozita është e vetmja shpresë për shqiptarët sot për sot.
“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin.
Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, shkruan lideri i opozitës.