Basha pas takimit me zyrtarin e BE: Do shembim sistemin, jo thjeshtë Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin me drejtorin për Politikat e Zgjerimit në BE, Christian Danielsson, i ka paraqitur atij një vizion të ri të opozitës, tashmë jo parlamentare. Nuk është më qëllim vetëm rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.

Basha tha në një deklaratë për gazetarët pas takimit me zyrtarin e lartë, se duhet shembur i gjithë sistemi. Një vizion i ri që siç tha Basha do të diskutohet jo vetëm brenda opozitës, por edhe me qytetarët dhe me grupet e interesit. Me shembje të sistemit, Basha sqaroi se i referohet ndryshimit të Kushtetutës, dhe një reforme zgjedhore për të shmangur përfshirjen në politike të kriminelëve, edhe pse në SHqipëri tashmë është ligji i dekriminalizimit.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU