Basha pas takimit me McCain: Një zë i fuqishëm në krah të shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti të premten në një takim senatorin amerikan, John McCain, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve. Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, shprehet Basha pas takimit me senatorin amerikan.

Senatori McCain viziton Tiranën në kuadër të një turi ballkanik./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU