Basha, nga Vora: Duhet dialog kombëtar, që e vendos populli përmes një senati

Lulzim Basha ka mbledhur sot demokratët e Bashkisë Vorë ku u shpreh se vetëm zgjedhjet me qeveri tranzitore garantojnë stabilitet.

Ai u shpreh se opozita nuk po lufton për karrigen e tij, por për të ardhmen.

Kreu i PD tha se largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm teksa propozoi një platformë dialoguese gjithëpërfshirëse të cilën e quajti referendum popullor.

“Rama përpiqet të agjësojë demokracinë me zgjedhjet e 30 qershorit. Por ne nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin. Do të garantojmë zgjedhje të parakohshme që deputetët dhe kryebashkiakët të mos jenë peng të oligarkëve. Kjo është beteja jonë dhe shqiptarët janë bashkuar. Do të derdhemi në 25 Maj me shpresën dhe besimin tek e nesërmja.  Trafikantët dhe kriminelët nuk ndëshkohen por mbrohen.

Nuk ka asnjë institcion për të kontrolluar pushtetin e krimit të Edi Ramës. Le ta marrë përgjigjen edhe sot nga Vora që ne nuk do ta lejojmë këtë. Koha nuk pret. Në ditët e ardhshme do vendoset fati i Shqipërisë.

Në këtë betejë ne nuk ndahemi nga flamujt e partive. Kjo betejë bëhet për të gjithë, edhe për të çliruar socialistët e ndershëm dhe për vlerat e mëdha europiane, bëhet për t’i dhënë mundësinë çdo shiqptari që të ketë mundësitë të jetojë me dinjitet.

Kurrë nuk kemi qenë më të vendosur për ta çuar betejën tonë deri në fund. Këto tre muaj e kanë transformuar Shqipërinë. Sot jemi më afër se kurrë fitores së betejës sonë. 

Duhet një dialog gjithëpërfshirës kombëtar që duhet të zgjidhet nga ju me një senat që garanton barazinë e pushteteve dhe një president të zgjedhur nga populli.

Duhen referendume popullore për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me jetën tuaj”, u shpreh Basha.

/javanews/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU