Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka mberritur paraditen e sotme ne Prokurorine e Tiranes, e cila pak dite me pare e kishte thirrur ate si te pandehur per hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pas marrjes ne pyetje per rreth 30 minuta, Basha ne nje prononcim per mediat u shpreh se cdo gje eshte e montuar ne zyren e Edi Rames dhe kjo behet vetem per te shperqendruar vemendjen skandali i pergjimeve e botuara nga Bild.
“Arsyeja e vetme pse jam sot para jush eshte qe te shërbej si shpërqendrim per ju, per skandalin e plasur nga Bild dhe ato që janë njoftuar se do të plasin nesër.
Prokuroria nuk ka asnjë fakt as provë që nga 25 maji kur isha këtu për herë të furnit.
Kjo për një arsye të thjeshtë se kjo akuze eshte montuar ne zyre te Edi Rames per llogari te tij.
U njoha me akuzën qe nuk eshte akuze se nuk ka asnjë prove dhe asnjë fakt, nuk ka asnjë rus te vetëm, nuk ka asnjë transaksion.
Eshte e gjitha per tju shpërqendruar ju nga skandalet qe kane plasur nga Bild, dhe ato qe do te plasin nesër”, u shpreh Basha./l.m