Kryetrari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se zgjedhjet me 30 qershor nuk do lejohen, nuk do pranohen dhe nuk do njihen sipas tij.
Në një deklaratë për median pas takimit me Leyla Moses Ones, Basha tha se 30 qershori do të jetë dita kur nis fundi autokratik i Edi Ramës.
“Takimet që kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit”, tha Basha.
I pyetur nëse ka kërkuar nga të zgjedhur në pushtetin lokal që të krijojnë incidente në 30 qershor, kreu i PD tha se ku është një mashtrim.
“Ku e keni marrë këtë informacion. Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës. Mashtrim total dhe shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut por nuk ka zgjedhje. S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që është një standard ndërkombëtar, europian. Zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të lejohen. nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë që 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Çdo hap i Edi Ramës, fushata, mitingje elektorale janë të paligjshme. Ndërkohë që aleanca qytetare me opozitën në krye është e vendosur të mbrojë demokracinë, rendin kushtetutës. Konfirmimi është i qartë dhe i printuar e zezë mbi të bardhë në fletoren zyrtare të Republikës së SHqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do përpiqet t’i kthejë shqiptarët në zgjedhjet monopartiake”, deklaroi Basha.
g.kosovari