Basha: Fjalën vendimtare e kanë shqiptarët, dialog e pastaj referendum

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një postim në “Facebook”, shkruan se fjalën e fundit për zgjidhjen e plagëve që e shkaktojnë krizën në vend, do ta kenë shqiptarët. Kryedemokrati, ndër të tjera shprehet se nuk do të ketë pakte kulisash por vetëm dialog kombëtar dhe referendum.

“Fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë shqiptarët! Nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimarrje me referendum nga populli. Asnjë hap pas”, shkroi Basha. / i.h

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU