Basha: E kemi platformën sesi do të funksionojë qeveria tranzitore

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një lidhje telefonike në News 24 foli pas protestës së zhvilluar në 5 Qarqe, ku u bllokuan rrugët.

i i mëshoi edhe njëherë tezës se nuk kërkon pushtet në tavolinë, por në anën tjetër është i vendosur për krijimin e një qeverie tranzitore.

Basha tha se opozita e tij e një platformë të qartë se si mund të funksionojë qeveria tranzitore

Nuk shohë platformë që t’ja prezantoni shqiptarëve? Pra që ju do bëni diçka tjetër nga Edi Rama? A keni një platformë të qartë?
Platforma jonë për oligarkinë është ligj antimafia që e kam diskutuar edhe me ju. Ne i kemi përmendur oligarkët me emër e mbiemër, nuk fshehim e nuk mbrojmë asnjë prej tyre.

Si do shkojmë në zgjedhje, qeveri tranzitore thoni ju? Si e mendoni ju, si do jetë?
Edi Rama nuk mund të jetë kryeministër i asnjë palë zgjedhjeve më. Ky njeri nuk mund të jetë më në krye të qeverisë pasi aty i dhunon zgjedhjet. Sa i përket qeverisë tranzitore, me largimin e Ramës hapet rruga për një pakt politik të ri me përfshirjen e të gjitha partive politike, përfshi këtu edhe PS. Ka një dokument për krijimin e qeverisë tranzitore. Kemi platformë edhe për të. Do ju ftojmë ju ta diskutojmë dhe të gjitha grupet e interesit. Kemi gjithë vizionin për ta shpalosur.

Pse nuk bllokoni rrugën e Surrelit, apo ministrat për të hyrë në zyrë, pasi bllokimi i rrrugëve mund të kthehet në bumerang për ju…
Asnjë opozitë nuk ka folur me fakte më shumë se ne. Ne kemi folur me faktet më të forta që ka folur ndonjëherë një opozitë.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU