Bardhi, SMS ish-deputetëve: Mos flisni në publik për ambasadorin Borchardt

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u ka nisur porosi ish-deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon, e sipas tij kjo është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri.

“Te nderuar, asnjë koment per deklaratat e Borchardt. Eshte diversion i paster per te hequr vemendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj.

Beteja jone nuk eshte as me Bochard as me Spiropalin, por me Edi Ramen dhe banden ne pushtet.

Ju pershendes!”– shkruhet në mesazhin e sekretarit të PD-së, drejtuar ish-deputetëve.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU