Nëse ka një bankë gjigande në Amerikë, kjo është J.P Morgan. Por edhe kjo bankë mesa duket nuk i ka shpëtuar skandalit të drogave të forta. Orët e fundit autoritetet amerikane kanë kapur mbi një miliard dollarë kokainë në pronësi të një fondi të drejtuar nga banka e investimeve dhe kompania e shërbimeve financiare, JPMorgan Chase.
Interesant është fakti se droga u kap në një anije mallrash në një port në Filadelfia muajin e kaluar. Dhe bëhet fjalë për një sasi marramendëse: më shumë se 20 ton kokainë!
Media amerikane shkruan se anija “MSC Gayane” ku u gjet lënda narkotike është pjesë e një fondi të strategjisë së transportit, të drejtuar për njësinë e menaxhimit të aseteve të bankës.