Banaliteti i Petrit Vasilit: Flekeshtajn e sheh Shqipërinë si parajsë seksi!

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ishte në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama kur tha se vendimi i Holandës për vizat është i motivuar politikisht dhe i mbështetur nga disa politikanë shqiptarë.

Por  ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, përveç se nuk mban dot të qeshurën kur përmendet emri i Fleckenstein, në RTV Ora tha se ato që shkruan DASH nuk ka nevojë që t’ia lexojë as Fleckenstein  dhe as Borchardt në Tiranë.

Vasili: Nuk e përmbaj dot buzëqeshjen kur më flisni për Fleckenstein.Ta kalojmë.

Janë njerëz që po mbyllin zyrat e tyre pasi kanë pasur një Eldorado në Shqipërin, në shumë pikëpamje, Eldorado financiare, erotike, nuk mund të jenë pjesë e diskurit tim. 

Ato që shkruan DASH nuk ka nevojë të mi lexojë as Fleckenstein dhe as Borchardt në Tiranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU