Balla pas dorëheqjes së zv/kancelarit austriak: Po Basha që mori më shumë se 1 mln $ nga rusët, pse s’mban përgjegjësi?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dorëheqjes së liderit të djathtë të FPO, Heinz-Christian Strache në Austri. Përmes një postimi në Tëiter Balla deklaron se në Shqipëri lideri i PD, Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 milion dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Ëashington dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Sipas Ballës, Basha për aferën e lobimit rus është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri.

“Në Austri lideri i Partisë së Djathtë FPO Strache dha dorëheqjen pas regjistrimit video me një mbështetëse ruse në shkëmbim të mbështetjes politike. Në Shqipëri lideri i PD Lulzim Basha përfitoi më shumë se 1 milionë dollarë nga një kompani guackë nën pronësi ruse, duke tentuar të rrisë mbështetjen e partisë së tij të djathtë në Ëashington. Basha është nën hetim në SHBA, Britaninë e Madhe dhe në Shqipëri” shkruan ai.

Pas një video-skandali që u publikua në media dha dorëheqjen zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache. Vendimi erdhi pasi dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku ai shfaqej tek i ofronte kontrata shtetërore një ilogarkeje të dyshuar ruse, në shkëmbim të mbështetjes për fushatën zgjedhore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU