Balla mesazh të qartë: Zgjedhjet mbahen më 30 Qershor, nuk e luan as topi!

Taulant Ballau shpreh i bindur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvendosen dhe as anulohen.

Duke folur në Kuvend, ai tha se më 30 Qershor shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit dhe këtë nuk e luan as topi.

Për parantezë meqë m’u kërkua për cështje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit do u them qartë, ju patjetër, por të gjithëve se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Aq i sigurt është detyrimi për të zgjidhur zgjedhje në 30 qershor, njëlloj si dielli lind në lindje dhe perëndon në perëndim. Nuk do i japim mundësi Bashës dhe bandës së tij që të marrin peng vendin dhe të përdhosin Kushtetutën. Në 29 maj shqiptarët do të marrin lajmin e mirë nga KE për të rekomanduar fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Përpjekja e fundit do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve në 25 maj, jo pa qëllim përpjekja e fundit për të penguar këtë lajm të mirë do të bëhet në paradën e fundit të huliganëve. Sa për pengmarrjen e partisë LSI nuk quhet pengmarrje, por trashëgimi brenda familjes. Arsyeja pse opozita ka zgjedhur këtë rrugë lidhet me frikën e liderëve nga reforma, Berisha, Basha, e Kryemadhi e dinë se reforma në drejtësi nuk mund të bllokohet”.

Kreu i grupit të PS theksoi gjatë fjalës së tij në fotoren e Kuvendit, dhuna e së shtunës së kaluar urdhërohet politikisht dhe kriminalisht nga Berisha dhe Basha. “Përdorimi i molotovit është akt terrorist”, tha Balla.

Deputeti socialit deklaroi se sot shumica do të rrëzojë dekretin e presidentit Meta dhe ftesa ime për opozitarët e rinj është që të bashkoheni për ta mbështetur.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU