Balla i përgjigjet Metës për datën e zgjedhjeve: 30 qershorin nuk e luan as topi

Pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta se është gati që të rishikojë datën e dekretit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga shumica.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë takimeve në Belsh dhe Cërrik është shprehur se 30 Qershori është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi.

Me 31 Maj starton fushata elektorale. Duhet të zhvillojmë një fushatë të qetë dhe të komunikojmë me njerëzit. Zhvillimi i zgjedhjeve me 30 Qershor është afat Kushtetues dhe nuk e luan topi. Kush do të tentojë të pengojë qoftë edhe një qendër votimi do të hasë në forcën e ligjit” tha ai.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU