Balla fton opozitën: Ejani të premten dhe votoni Reformën Zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ripërsëriti thirrjen për votimin e reformës zgjedhore në seancën e së premtes në Parlament.

Në fjalën e tij, Balla tha se po i rikthehem përsëri kërkesës time që ka të bëjë me domosdoshmërinë që nesër të votojmë Reformën Zgjedhore.

“Besoj se Luli tashmë e ka kuptuar që mesazhi i partnerëve tanë ndërkombëtarë flet qartë, duhet ta votojmë se s’bën nesër”, – tha ai.

Balla ironizoi opozitën për qëndrimin sot në Parlament, madje akuzoi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, si autorin e vezëve që u hodhën në sallën e Kuvendit.

“Kryetarin e partisë gjetët të sjellë vezë në Parlament, kjo është shumë e rëndë për një kryetar opozite, se tashmë dhe LSI, e ka zgjedhur si lider opozite”.

Duke folur për studentët, Balla tha se, studentët thanë nuk e duam opozitën, na bën pis protestën.

“Opozitë që të shfrytëzojë kaq shumë minuta për t’u thënë studentëve mos dialogoni, por studentët na dhanë leksion shumë të madh dhe ne e kemi kuptuar mesazhin e studentëve. Nuk ka vend në botë që të ngrihet një grup social në protestë dhe të thonë nuk e duam opozitën se na bën pis protestën. Kjo është për t’i vënë gishtin kokës, ju dhe Luli që është në gjumë”, – tha ai.

Duke folur për kërkesat e studentëve dhe tetë pikat e tyre, Balla tha se ne e morëm mesazhin, do realizojmë kërkesat e studentëve, dhe më shumë.

Sa i përket kërkesave të studentëve, ne e kemi thënë troç, shumë qartë, tetë pikat të plotësuara, por nuk mjaftojnë kaq për hallet dhe problemet që ka sistemi arsimor”, – tha ai.

Balla ripërsëriti thirrjen drejtuar opozitës, hajdeni në votim nesër, nëse doni t’i “piqni” mandatet.

“Ju vazhdoni kështu si jeni, nesër hajdeni në votim, se kjo historia që erdhët sot nuk merret vesh është kushtetuese, nuk është kushtetuese, që t’i pjekim mandatet tuaja duhet të votoni nesër”, – tha ai.

/a.rada

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU