Spiro Suli, baba i tre fëmijëve qëndroi për minuta të tëra brenda makinës së tij në Kuçovë, i lyer me benzinë duke kërcënuar se do t’i vërë flakën vetes. Shkak për këtë nismë sipas tij ishte bërë pengesa që i sillte institucioni i bashkisë për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit.
Suli disponon një licencë të tregtimit me pakicë të fruta perimeve, por kohët e fundit nuk është lejuar të punojë. Në gjendje të rënduar psikologjike burri leu makinën me benzinë dhe qëndroi për minuta të tëra përpara bashkisë. Është dashur ndërhyrja e policisë që burri të largohet nga mjeti. Më pas ai ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bashkisë për zgjidhjen e problemit.
ma.me