Babagjyshi që thith kokainë! Është ky imazhi i shfaqur në një bluzë festive të shitur në Walmart Canada.
Rrjeti gjigant i dyqaneve kërkoi ndjesë ndaj klientëve pasi në bluzë u shfaq karikatura e Babagjyshit para një tavoline me disa viza të bardha ku shkruhej “le të bjerë dëborë”.
Kuptimi ishte lehtësisht i keqkuptueshëm dhe shumë njerëz e krahasuan me përdorimin e kokainës.
Një zëdhënës i Walmart kërkoi ndjesë për shitjen e produktit, duke thënë se bluza është tërhequr nga shitja.
“Këto bluza të shitura nga një pikë e tretë nga ana e Walmart.ca, nuk përfaqësojnë vlerat e Walmart dhe nuk kanë vend në hapësirën tonë online”, tha zëdhënësi.
/ar