Një vrasje e dyfishtë ndodhi ditën e djeshme në Vlorë, ku mbetën të vdekur drejtori i OSHEE Roland Saliu dhe pronari i një televizioni Enver Hyseni.
Të dhënat e parë nga policia bëjnë me dije se atë janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona ende të paidentifikuar.
Ndërsa në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar gazetari investigativ, Artan Hoxha.
Përmes një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Hoxha ka publikuar një video të një personi që qëllon me kallashnikov.
Duke e lidhur me ngjarjet e ndodhur në vitin 1997, ku Vlora ishte qytetit ku u vranë më shumë njërëz, dhe sidomos nga përdorimi i këtij tipi arme, gazetari thotë se ‘bisha e frikshme’ u kthye përsëri në Vlorë.
“Bisha e frikshme….. Na e futi një herë tmerrin në 1997-ën, tani ka nisur sërish të dalë në xhiro…. Iu degjua krisma te Sheshi Flamurit në Vlorë…”, shkruan Hoxha. /b.d