Në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, Policia e Barit arrestoi 20 persona që akuzohen për trafik droge dhe armësh nga Shqipëria. Organizata italo-shqiptare përdorte gjithashtu anije të fuqishme për trafik droge midis dy brigjeve.
Bosi i organizatës është shqiptari i identifikuar si Janku Kristo Dhimitraq, 50 vjeç, i njohur si (Lo Zio).
Në hetimin e zhvilluar nga Antimafia e Barit, e nisur prej dy vitesh, u seksuestruan 5.3 ton marijuanë, disa karikatorë, 10 pistoleta automatikë dhe 2 kallashnikov.
Gjyqtari i Barit gjithashtu urdhëroi një konfiskim parandalues të pasurive mbi një milion euro, 6 prona dhe 27 marrëdhënie financiare, që dyshohet të jenë krijuar me të ardhurat nga krimi.
Të arrestuarit që përfunduan pas hekurave janë: Janku Kristo Dhimitraq (aka Lo Zio); Vispo Giuseppe, (aka U’Leng); Volpe Piero; Volpe Michele; Volpe Alessandro (aka Fafuec); Strisciuglio Francesco (aka Piripicchio); Tisti Francesco (alias Ciccillo); Pezzolla Lorenzo (aka Enzuccio); Antelmi Antonio; Prudentino Antonio.
Ndërsa për pesë të tjerë u lanë në “arrest shtëpie”, të cilët janë: Bressani Simone, Colella Vito Modesto, Lobuono Vincenzo (aka U’Curt), Ruggiero Giuseppe (alias Rivera) dhe Grosso Raffaele (alias Frank).
Së fundmi, pesë të tjerë u lanë në “detyrim paraqitje”.
/a.r