Armina Mevlani njihet për udhëtimet e shumta dhe jetën luksoze që bën.
Dhe së fundmi ajo ka postuar një foto në Instagram ku shihet se është Mykonos.
Mirëpo njëri prej ndjekësve të saj në Instagram i ka lënë Arminës një koment mjaft “pikant”.
Ai e ka kritikuar për faktin pse ka zgjedhur shtetin grek si destinacion, e në fund e ka akuzuar se shkon me pushime me lekët e shqiptarëve.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të dashurës së Shkëlzen Berishës ndaj komentuesit të cilit i thotë: “Mirë bën të lexoni çfarë shkruaj. Unë jam e ftuar në Mykonos si ambasadore e shampanjës MoWt&Chandon dhe nuk ka lidhje ky koment”– shkruan Armina.
/b.d