Armiku në tryezë

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një numër banditësh mes atyre shumë njerëzve të ndershëm që prodhojnë ushqimin e përditshëm për popullatën. Eshtë një kategori vrasësish serialë, zuzarë gjakftohtë dhe mëkatarë pa frikë në Perëndi, që prodhojnë fruta, perime e bulmetra me hormone të ndaluara, që përdorin pesticide të dëmshme për shëndetin në bujqësi e blegtori dhe dhjetra metoda të tjera primitive për të fituar ca qindarka më shumë.

Ky soj sojsëzësh kriminalë gjendet kudo. Mes tyre ka fermerë, blegtorë apo importues që sjellin armikun në tryezën e çdo shqiptari. Ata vrasin ngadalë, por me siguri çdokënd dhe venë në shënjestër fillimisht ata që janë më të pambrojturit, fëmijët, gratë shtatzana apo të moshuarit e sëmurë.

Kohët e fundit një seri denoncimesh në media e kanë risjellë në vëmendje shqetësimin e jashtëzakonshëm për ushqimin e përditshëm të popullatës dhe sigurinë e tij.

Specialiste te fushes gjithashtu në mënyrë të përsëritur kane bërë apele për luftë totale kundër fatkeqesise që mund të vijë nga ushqimi.

Vetë prodhuesit, fermere dhe perpunues, e njohin këtë problematikë dhe insistojnë në thellimin e kontrolleve dhe në identifikimin e abuzuesve, por dilemës ndërmjet një realiteti dramatik dhe betejës së pandershme për tregje, askush nuk i ka dhënë dot një përgjigje shteruese.

Edhe gishti i akuzës, edhe dora për ndihmë i drejtohet sërish shtetit. Shumë shpejt ndryshimet në Kodin Penal do ta bëjnë burgun e gjatë një përgjigje ndëshkuese për abuzuesit. Kush tregton me dijeni ushqime të dëmshme për shëndetin e konsumtatorëve, është në të vërtetë një vrasës i mirëfilltë. Shumë më i rrezikshëm se një serial killer me kallashnikov në dorë apo me tritol në çantë. Kjo është vetëm një betejë që duhet të fitohet përballë kësaj sfide: identifikimi i përmasës reale të saj, çfarë është vërtet rrisk dhe çfarë ekzagjerim hilacakësh.

Siguria ushqimore është një hall real dhe përballë tij, edhe deklarimet e shumicës së Edi Ramës se do të vazhdojë të ketë mandat qeverisës edhe nja dy vjet të tjerë, edhe përbetimet e pakicës se do të kthejë përmbys Shqipërinë që të largojë Edi Ramën, ngjajnë kaq të parëndësishme. Dhe duken kaq meskine dhe cinike, sa kohë që armiku i të gjithëve është është në tryezën e gjithkujt. Një armik ndaj të cilit nuk do pasur asnjë mëshirë sepse edhe kjo kategori banditësh, këta vrasës serialë, vrasin dalë ngadalë gjithëkënd dhe pa asnjë mëshirë! (Javanews)

1 koment

  1. O zoti Vangjeli. Shume mire beni qe ngrini problemin e shendetit te popullit, permes forcimit te masave shternguese ndaj prodhuesve te bujqesise. Thjesht ndaj fshatarit. Ndaj atij qe i dergon prodhimet ne treg me gomar, apo me nje kal te ngordhur.
    Po ndaj oligarkeve te karburanteve qe po na shkaterrojne makinat dhe po na fusin kancerin me tymrat e naftes se perzier me solar. Pse keta jane perjashtuar nga masat ligjore qe po ndermerr qeveria ne mbrojtje te konsumatorit. Apo sepse ketyre ju prishet imazhi dhe nuk i pranojne qe te bejne pushimet ne Palma del Majorca, apo ne ishujt Sejshell.
    Futjani fshatareve, te gjithe ne burg fshataret e shkrete, edhe kur bejne nje kasolle per bagetine ne token e tyre/ Ndersa ai qe zapton troje ne bregdet dhe ngre hotelin 10 katesh, kalon ne shume procedura dhe gjyqi nuk perfundon kurre… Po nuk folet ju gazetaret, kush do flase qe ti degjohet zeri, fshatari…!!!???

PËRGJIGJU