“Arena Kombëtare” shumë shpejt do të jetë gati. Pritet që ndeshja e parë që do të zhvillohet në stadiumin e ri do të jetë përballë Francës.
Arben Dervishaj, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, ka publikuar së fundmi në rrjetin social foto nga punimet e jashtme dhe të brendshme në stadiumin e ri kombëtar.
Sakaq, periudha për përfundimin e të cilit nga drejtuesit e institucionit të futbollit është deklaruar muaji shtator.
Siç shihet nga pamjet fasada e jashtme është drejt përfidimit. Po ashtu në pjesën e brendshme janë duke u instaluar stolat, ku do te ketë 22 000 të tillë. Ndërkohë po bëhen edhe lyerjet në pjesën e dhomave të zhveshjeve dhe tualeteve./l.m