Andy Murray surprizon… eliminohet nga kanadezi Pospilis

Numri 1 i tenisit boteror, Andy Murray, eshte eliminuar surprizisht nga Masters 1000 ne Indian Wells nga kanadezi Vasek Pospisil, i 129-ti ne klasifikimin boteror, me rezultatin  6-4, 7-6 (7/5).

Skocezi erdhi ne Kaliforni pas titullit te fituar javen e kaluar ne turneun e Dubaï, i pari per kete vit.

Kanadezi, teper i fuqishem ne servise, ka arritur keshtu suksesin me te rendesishem ne karrieren e tij. Ai do te ndeshet ne turin tjeter me serbin Dusan Lajovic, i 106-ti ne klasifikimin boteror.

Murray, 29 vjec, ka njohur deshtimin ne 2017 pas eliminimit ne 1/8 e finaleve ne Australian Open nga gjermani Mischa Zverev, ne ate kohe lojtari i 50-te ne klasifikimin boteror. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU