Andi Grizhja, instrumentisti shqiptar që po habit gjermanët

Perkusionist, baterist dhe instrumentist vi

rtuoz i shumë veglave të tjera muzikore. Ky është Andi Grizhja, muzikanti nga Tirana i vendosur prej vitesh në Kassel të Gjermanisë dhe që tashmë ka një repertor të gjerë pjesësh muzikore, me shumë orkestra klasike dhe bashkëkohore në vendin më të madh të Evropës.

Dihet niveli muzikor dhe standarti i një vendi si Gjermania në fushën e interpretimit. Megjithatë Grizhja ka nisur të afirmohet dhe të krijojë emrin e tij edhe në këtë ambjent me konkurencë të lartë dhe shumë kërkues.

Para pak ditësh ai ekzekutoi një pjesë të veshtirë në kselofon, një instrument që ai e preferon shpesh në daljet e tij publike.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU