Carlo Ancelotti ka shuar zërat për një largim të mundshëm nga Bayern Munich, duke thënë se është shumë i lumtur te gjigantët e Bundesligës.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe dua të qëndroj sa më gjatë që është e mundur”, tha Ancelotti.
“Ajo çfarë mund të them është se kam kontratë me klubin deri me 30 qershor të vitit 2019. Por, nuk jam duke menduar për kontratën këtë moment. E vetmja gjë që dua është ta bëj punën sa më mirë”, shtoi Ancelotti.
Pas fitores 3:0 ndaj Anderlechtit në Ligën e Kampionëve të martën, Bayern Muncihu do të kërkojë të rikthehet te fitoret edhe në Bundesligë. Ata do të takohen të shtunën me Mainzin./a.m.