Mitropolit malazias – bregdetar i Kishë Ortodokse serbe Amfilohije Radoviq ka deklaruar se njohja e Kosovës si dhe konfirmimi e pranimi që ajo të bëhet anëtare e UNESCO-s, është tradhtia më e turpshme e Malit të Zi, njoftojnë medie të Beogradit
“’Kur atëbotë Mali i Zi i pavarur e kishte njohur Kosovën shtet të pavarur, unë publikisht para mijëra vetave pata thënë se kjo është tradhtia më e turpshme në historinë e Malit të Zi për radio Beograd, transmeton Koha net Këtë e kam thënë atëherë, këtë kam përsëritur dhe këtë e përsëris pandërprerë edhe tash kur po ajo Qeveri e njëjtë në mal të Zi, jo Mali i Zi, duhet ta bëjmë dallimin, e ka njohur, e ka konfirmuar dhe e ka pranuar hyrjen e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Amfilohije.